Please enter at least 3 characters.

Kolona të shumta në kryeqytet, ankohen qytetarët

2024/10/pr.2-1.jpg

Banorët e kryeqytetit po vazhdojnë të përballen me kolona të gjata në komunikacion.

Mëngjesin e sotëm, kolona janë krijuar në pjesën e njohur si te ''xhamia e Llapit''.

Lexuesit e Telegrafit kanë dërguar disa fotografi, derisa kanë treguar se me kolona të tilla përballen në vazhdimësi.

Problemi në komunikacion vazhdon të mbetet ndër problemet kryesore e banorëve në Prishtinë./Telegrafi/