Please enter at least 3 characters.

Kololli shënon dhe asiston për t’i siguruar fitoren Zurichut

2019/02/kololli.jpg

Benjamin Kololli ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit zviceran me Zurichun.

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës i ka siguruar tri pikët ekipit të tij në përballje me Xamaxin 2-1.

Zurich ishte duke pësuar para adhuruesve të vet, pasi mysafirët kishin realizuar të parët në minutën e 55-të.

Por në minutën e 73-të, Benjamin Kololli shënoi nga afërsia për ta barazuar rezultatin në 1-1.

Tre minuta më vonë reprezentuesi i Kosovës ka asistuar për Odey që shënoi golin e fitores 2-1.

Fitorja Zurichun e ka ngritur në pozitën e katërt në tabelë me 33 pikë pas 25 xhirove.

Për Kolollin goli ndaj Xamaxit ishte nënti këtë edicion teksa ka bërë edhe gjashtë asistime.

Në këtë takim për Zurichun u aktivizuan edhe Toni Domgjoni, Mirlind Kryeziu e Hekuran Kryeziu.

Mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu u largua nga loja në minutën e 20-të për shkak të lëndimit, por ende klubi zviceran nuk ka njoftuar nëse bëhet fjalë për ndonjë lëndim të rëndë. /Telegrafi/