Please enter at least 3 characters.

Kolapsi me internet, Gara: Sistemet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës nuk janë të afektuara

2024/07/Aeroporti-Nderkombetar-i-Prishtines-Adem-Jashari-foto-Ridvan-Slivova-20.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Pasi kompania e sigurisë kibernetike CrowdStrike pësoi një ndërprerje të madhe duke prekur tërë globin, në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë nuk ka pasë ndërprerje të fluturimeve.

Zëdhënësja e Aeroportit “Adem Jashari”, Valentina Gara ka thënë se sistemet e Aeroportit Ndërkombëtarë nuk janë të afektuara.

“Ju njoftoj se sistemet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës nuk janë të afektuara”, ka thënë Gara.

Ndërkaq, ndryshe nga aeroporti, kompania për Furnizim me Energji Elektrike e Kosovës (KESCO) ka konfirmuar se është prekur nga problemi global i sigurisë kibernetike

Ndryshe, ky kolaps ka prekur gjithë globin pasi ndërprerja rezultoi shkaku i problemeve me përditësimin më të fundit. /Telegrafi/