Koha për Samir Ujkanin
Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, ka marrë lëvdata pas paraqitjes ndaj Parmës dhe si duket do të jetë numri një i Palermos deri në fund të stinorit.
Ka qenë trajneri i sicilianëve Giussepe Iachini që ka treguar se do t’i jap rast të ri Ujkanit pasi ai e meriton një gjë të tillë pas paraqitjeve të mira në stërvitje.
“Edhe pse kemi dy portierë të shkëlqyer, në këtë fazë të fundit të sezonit, kam ndërmend t’ia japë një rast të mirë Samirit. Gjatë përvojës time këtu në Palermo, Samiri ka stërvitur me seriozitet dhe profesionalizëm të madh, dhe kam të drejtën të shpërblejë vlerat dhe rritjen e tij”, deklaroi Iachini.
Ujkanit i përfundon kontrata me Palermon në fund të këtij stinori dhe ende nuk ka vendosur nëse do të rinovoj apo jo edhe pse kontrata e re është ofruar nga skuadra italiane. /Telegrafi/


