Please enter at least 3 characters.

“Koha e operimeve jashtë rregullave ka mbaruar”, Pacolli: Po nisim shqyrtimin e detajuar të çdo dosjeje të dorëzuar të gurthyesve

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli ka bërë të ditur sot se do të nisin shqyrtimin e detajuar të çdo dosjeje të dorëzuar të gurthyesve në vendin tonë.

Pacolli në një postim në Facebook shkruan se koha e operimeve jashtë rregullave ka mbaruar.

Lexoni të plotë postimin:

Ashtu siç kemi premtuar: Transparenca dhe ligji mbi të gjitha!

Këtë javë po nisim shqyrtimin e detajuar të çdo dosjeje të dorëzuar të gurthyesve në vendin tonë.

Për të garantuar një proces të pastër dhe pa asnjë kompromis, shoqëria civile dhe organizatat mjedisore janë tashmë pjesë e mbikëqyrjes.

Ata të cilët nuk kanë dorëzuar dosjet sipas vendimit për verifikimin e ligjshmërisë, do të ballafaqohen me masa të rrepta ligjore. Koha e operimeve jashtë rregullave ka mbaruar!

Nuk do të lejojmë degradimin e mjedisit dhe shkeljen e ligjit në kurriz të qytetarëve. Mbrojtja e pasurisë sonë natyrore është prioriteti ynë i panegociueshëm. /Telegrafi/