Please enter at least 3 characters.

Kofshë/shpatull pule të mbushura

2016/06/Kofshë-1.jpg

Përbërësit:▪ 2 kofshë/shpatull pule me lëkurë (apo më shumë, sipas nevoje) ▪ 8 gjethe spinaqi ▪ vaj, kripë, piper ▪ shkopi një druri (për mbështjellje)Mbushja: ▪ 150 gr. filetë të bluara pule ▪ 1 vezë ▪ ajkë qumështi apo verë e bardhë, sipas nevoje ▪ lëkurë limoni ▪ borzilok të freskët ▪ kripëPërgatitja:

Nga pjesa e sipërme e kofshës, heqim kockën. Mishin e kriposim dhe i shtojmë piper.

Filetën e pulës e bluajmë dhe e përziejmë me vezë dhe sipas nevojës, shtojmë pak ajkë qumështi apo verë të bardhë.

Masës së krijuar, i shtojmë kripën, lëkurën e limonit dhe borzilok të freskët.

Ata që ruhen nga kaloritë, mund ta heqin lëkurën nga mishi.

Kofshët i vendosim mbi tavolinën e punës me pjesë të lëkurës poshtë dhe mbushjen e përgatitur e fusim brenda kofshës (gjysmën e mbushjes e kursejmë).

Gjethet e spinaqit i shpërlajmë me ujë të ftohtë, i vendosim në mbushje dhe i lyejmë me mbushjen e mbetur.

Mishin e sjellim përmbi mbushje, në mënyrë që të përfitojmë formën fillestare të kofshës.

Kofshët e mbushura, i lidhim me shkopinjtë e drurit në mënyrë që të ruhet forma e kofshës edhe gjatë pjekjes.

Në tigan, nxehim pak vaj dhe kofshët i skuqim shpejt, në të dyja anët. Deri në fund, i pjekim në furrë, përafërsisht për 25 minuta, në 180 °C.

Kofshët konsiderohen të pjekura, atëherë kur mund ta fusim lehtë gjilpërën në mish, me ç'rast në sipërfaqe shfaqet pika e pastër e lëngut të mishit.