Please enter at least 3 characters.

Koeman ka sajuar planin për përfshirjen e Coutinhos në ekipin e parë

2020/09/PhilippeCoutinho-4.jpg
234:"SANT JOAN DESPI, SPAIN - SEPTEMBER 07: Philippe Coutinho of FC Barcelona arrives at Joan Gamper Ciutat Esportiva for a training session on September 07, 2020 in Sant Joan Despi, in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka një plan të ri për përfshirjen e Philippe Coutinhos në skuadrën e tij, pasi braziliani është kthyer në Camp Nou.

Strategu holandez pritet të bëjë ndryshime të mëdha te Blaugranët, të cilët e mbyllën edicionin e kaluar pa asnjë trofe. Ai u përball me krizë të menjëhershme, pasi Lionel Messi e kërkoi largimin, por klubi e bindi superyllin të qëndrojë.

Sidoqoftë, ai ka një listë të gjatë të lojtarëve që duhen larguar, ndërsa në mesin e tyre ishte edhe Coutinho, i cili në sezonin e kaluar ishte i huazuar te Bayern Munichu.

Barca shpenzoi shuma të majme për transferimin e braziliani në vitin 2018, mirëpo ai ka dështuar t’i plotësojë pritshmëritë te katalunasit dhe është pritur sërish largimin i tij.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, Koeman ka vendosur t’ia japë një mundësi të dytë në sezonin e ri, madje siç raporton Marca, duke e përfshirë në formacionin kryesor.

Sipas njoftimit, 28-vjeçari mund të largohet vetëm në rast të ndonjë oferte të parefuzueshme, gjë që nuk pritet të ndodhë me klubet e interesuara, si Arsenali, që e duan huazimin e tij.

Trajneri i Barcelonës do t’i largojë lojtarët që nuk i përshtaten stilit të tij të lojës, ndërsa pritet ta angazhojë Coutinhon në pozitën e mesfushorit ofensiv që do t’i zbatojë taktikat e tij. /Telegrafi/