Please enter at least 3 characters.

Koci: Serbia po vepron, ne po vajtojmë

2017/02/arianit-koci1-780x439.jpg

Avokati i Ramush Haradinajt, Arianti Koci, ka thënë se Kosova ka lëshuar mbi dhjetë urdhërarreste në INTERPOL për krimet që i kanë kryer kriminelët serbë në Kosovë.

Koci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Kjo natyrisht është numër shumë i vogël i urdhër arresteve, duke pasur parasysh numrin e madh të krimeve më monstruoze që i ka kryer pushteti i Millosheviqit në Kosovë”, transmeton Telegrafi.

Lexojeni poostimin e plotë të avokatit Koci:"Serbia vepron ne vajtojmë!Kosova e ka mundësinë dhe i ka lëshuar mbi 10 urdhërarreste në Interpol, për krimet që ia kanë kryer kriminelët serb në Kosovë.Kjo natyrisht është numër shumë i vogël i urdhërarresteve, duke pasur parasysh numrin e madh të krimeve më monstruoze që i ka kryer pushteti i Millosheviqit në Kosovë.Paramendoni, Serbia ka lëshuar më shumë urdhërarreste për krimet e supozuara në Kosovë, se ne.Përndryshe, para më shumë se një muaji, në Malin e Zi është arrestuar dhe ekstraduar me kërkesën e Kosovës, një person me mbiemrin Vukotiq.Poashtu edhe një rom është arrestuar dhe ekstraduar nga Bosnja, me kërkesën e Kosovës" (sic.), ka shkruar Koci. /Telegrafi/