Please enter at least 3 characters.

Koci njofton, është liruar i riu nga Kosova që u ndal nga autoritetet serbe në Horgosh

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se është liruar i riu nga Kosova i cili ishte ndaluar nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Horgosh.

Koci këtë e bëri të ditur në një postim në Facebook.

Lexoni të plotë postimin e tij:

U lirua!

I riu për të cilin shkrova më herët, është liruar nga policia serbe në Horgosh.

I lumtur sa s’ka!

Kontributi im ishte modest, por besoj se ndihmoi në momentin e duhur.

Djaloshi është i lindur në vitin 1997. Pothuajse moshatar me djalin tim. Ndoshta edhe për këtë arsye, këtë rast e përjetova pak më ndryshe.

Me rëndësi është që tash është i lirë.

Procedura vazhdon!. /Telegrafi/