Please enter at least 3 characters.

Kluivert: Ronaldo më inspiroi

2018/09/JustinKluivert-e1536090670737.jpg
119:"during the serie A match between Torino FC and AS Roma at Stadio Olimpico di Torino on August 19, 2018 in Turin, Italy.
17:"Valerio Pennicino

Anësori i Romës, Justin Kluivert ka zbuluar se inspirimi i tij ka qenë Cristiano Ronaldo.

Reprezentuesi holandez ju bashkua Giallorosëve nga Ajaxi gjatë verës dhe foli për jetën e karrierën e tij në një intervistë për Sky.

"Jam shumë i lumtur, po kënaqem me këtë eksperiencë çdo ditë".

"Kampionati është i vështirë, por më bën lojtar më të mirë. Babai im, Patrick, më ka thënë këtë".

"Ai ishte shembulli im kur u rrita, pa dyshim, por po ashtu u inspirova nga Cristiano Ronaldo, dikush që jeton për futbollin e sportin".

"Babai im më ka thënë se konkurrenca do të ishte e lartë këtu, por unë mund të mësoj nga kampionët në skuadër".

"Eusebio Di Francesco? Ai më ka dhënë shumë, ai është trajner i shkëlqyer i cili më ka mësuar shumë", deklaroi Kluivert. /Telegrafi/