Please enter at least 3 characters.

Klubi anglez ka gati ofertën për Kalinic

2016/01/klubi-anglez-ka-gati-ofert-euml-n-p-euml-r-kalinic_hd.jpg

Kroati kaloi dy vite te Blackburn Rovers (2009-2011), para se të shitej te klubi ukrainas, Dnipro.

Pas paraqitjeve të mira atje, 27-vjeçari u transferua te Viola ku po kalon një formë të shkëlqyer.

Ai ka shënuar nëntë gola deri më tani në Serie A dhe është golashënuesi i dytë më i mirë prapa Gonzalo Higuain. Në këtë mënyrë, ka tërhequr interesimin e klubeve të mëdha.

Gazzetta dello Sport raporton se Chelsea është duke e monitoruar lojtarin dhe do të bëjë ofertë për të që në afatin e janarit. /Telegrafi/