Please enter at least 3 characters.

Klopp tregon skuadrat që i pëlqejnë t'i shikojë duke luajtur futboll

2019/04/Klopp-Liverpool-1.jpg
283:"PORTO, PORTUGAL - APRIL 17: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool shows appreciation to the fans after the UEFA Champions League Quarter Final second leg match between Porto and Liverpool at Estadio do Dragao on April 17, 2019 in Porto, Portugal. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka pranuar se është një tifoz i futbollit të Barcelonës, Tottenhamit dhe Manchester Cityt, ndërsa ka shtuar se ndjek gjithashtu klubet e tij të mëparshme.

Gjermani Klopp është plotësisht i angazhuar për kryer me ndonjë trofe sezonin me ekipin nga Anfield.

Megjithatë, si një përkrahës i futbollit, gjermani vazhdon të ndjek futboll dhe ka treguar skuadrat e tij te preferuara shkaku i futbollit që luajnë.

"Sa herë që kam kohë më pëlqen të shikoj Dortmundin, sepse jam ende i lidhur me ta", ka thënë fillimisht Klopp për DAZN.

Klopp pëlqen futbollin sulmues (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

"Për më tepër ka tre ekipe tjera: Man City, Barcelona dhe Tottenham. Gjithmonë më pëlqen t'i shoh ato".

"Werder Bremen më pëlqen ta shikoj gjithashtu, por edhe Mainzin pasi  me ta jam ende i lidhur shumë", përfundoi gjermani. /Telegrafi/