Please enter at least 3 characters.

Klopp sqaron deklaratën në të cilën tha se Juventusi ishte favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve

2020/02/JurgenMaurizioftyr.jpg
881:"FILE PHOTO (EDITORS NOTE: COMPOSITE OF IMAGES - Image numbers 669065986,1040951966 - GRADIENT ADDED) In this composite image a comparison has been made between Jurgen Klopp, Manager of Liverpool (L) and Maurizio Sarri, Manager of Chelsea. Chelsea and Liverpool meet in a Premier League match on September 29,2018 at Stamford Bridge in London. ***LEFT IMAGE*** WEST BROMWICH, ENGLAND - APRIL 16: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool looks on prior to the Premier League match between West Bromwich Albion and Liverpool at The Hawthorns on April 16, 2017 in West Bromwich, England. (Photo by Michael Steele/Getty Images) ***RIGHT IMAGE*** LIVERPOOL, ENGLAND - SEPTEMBER 26: Maurizio Sarri, Manager of Chelsea looks on ahead of the Carabao Cup Third Round match between Liverpool and Chelsea at Anfield on September 26, 2018 in Liverpool, England. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i ka sqaruar komentet e tij lidhur me zgjedhjen e Juventusit si favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Strategu gjerman u citua nga The Guardian të ketë thënë se e ka konsideruar kampionin italian favorit për garën më të madhe evropiane, porse tash nuk e ka të qartë se Bianconerët nuk janë së paku 10 pikë para rivalëve në Serie A.

“Ata e kanë skuadrën më të madhe që kam parë në jetë; lojtarë cilësorë po ashtu, është e jashtëzakonshme”, ishte shprehur ai.

Jurgen Klopp dhe Maurizio Sarri (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Në ndërkohë kishte reaguar trajneri i Zonjës së Vjetër, Maurizio Sarri, duke thënë se Klopp po bënte lojë psikike dhe po bënte presion mbi Juve, porse trajneri i Redsave ka thënë se ky nuk ishte qëllimi i tij dhe e ka sqaruar deklaratën.

“Nuk kam dashur ta vë në presion Maurizion. Unë nuk i bëj këto lloj lojërash psikike. Nganjëherë nuk mendoj para se të flas, prandaj ndodh diçka e tillë. Kam thënë se nuk e di pse Juve nuk është 10 pikë përpara në ligë. E kam parë Lazion kundër Interit dhe kjo ishte arsyeja. Këto dy ekipe janë arsyeja (pse Juve nuk është shumë përpara).

“Nuk kam dashur të vë presion mbi Maurizion, e respektoj absolutisht shumë dhe u gëzova kur e dëgjova reagimin e tij, duke thënë se jam zbavitës. Ndodh që them gjëra që askush nuk duhet t’i marrë shumë seriozisht”, ka shtuar Klopp. /Telegrafi/