Please enter at least 3 characters.

Klopp ka qarë për Kagawan dhe është shokuar për Gotzen

2016/01/f.0521104502834_m.jpg

“Shinji Kagawa është një ndër lojtarët më të mirë në botë dhe tani luan 20 minuta te Manchester Unitedi, në krahë! Mua më thyhet zemra. Vërtetë, më mbushen sytë lot”.

“Pozicioni më i mirë i Kagawas është i mesfushorit qendror. Ai është një mesfushor ofanziv me nuhatjen më të mirë për gola që kam parë ndonjëherë. Ne kemi qarë për 20 minuta në krahë të njëri tjetrin kur ai u largua”, ka bërë të ditur Klopp.

E qeshura e tij vdes dhe fytyra i ngryset menjëherë pasi që gazetari e pyet për reagimin e tij pas dëgjimit të lajmit që Gotze do të shkojë te Bayerni. “Ishte si një sulm në zemër. Ishte një ditë pas ndeshjes me Malagan (të cilët Dortmundi i mposhti me dy gola në sekondat e fundit). Unë kisha një ditë për të festuar kur Michael Zorc (drejtori gjeneral) hyri në dhomë sikur të kishte vdekur dikush. Ai më tha: Më duhet të them diçka. Është e mundur që...”.

“Michael më pyeti nëse unë dua të flas më shumë me të dhe unë i thash: ‘Jo, duhet të shkoj’. Atë natë e kam pasur në plan të dal me gruan në kinema, por unë i thash asaj se nuk ka mundësi të dal, sepse nuk mundem as të flas”.

“Të gjithë nga klubi më kontaktuan dhe thoshin: ‘Eja të takohemi në restaurant dhe të bisedojmë’. Unë ju thash: ‘Jo, dua të rri vetëm. Nesër do t’i kthehem garës, por jo sonte”, deklaroi Klopp në një intervistë për The Guardian. /Telegrafi/