")
Please enter at least 3 characters.

Klopp flet për lojtarin më të mirë që e ka angazhuar prej se mori drejtimin e Liverpoolit

2020/04/JurgenKlopplive-3-e1586294510243.jpg
292:"LIVERPOOL, ENGLAND - MARCH 11: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool acknowledges the fans after the UEFA Champions League round of 16 second leg match between Liverpool FC and Atletico Madrid at Anfield on March 11, 2020 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Jurgen Klopp ka bërë disa transferime të shkëlqyera prej se e ka marrë drejtimin e Liverpoolit, ndërsa në disa raste edhe është akuzuar se po i shpenzon gabimisht paratë e klubit.

Sadio Mane u konsiderua si rrezik kur u transferua nga Southamptoni për 30 milionë funte (34 milionë euro), mirëpo sot kushton katër apo pesëfish më shumë.

Mohamed Salah, një lojtar i dështuar te Chelsea që e riktheu reputacionin te Roma, u ble për një shumë afro 50 milionë euro (duke i përfshirë edhe bonuset), ndërsa çmimi i tij është rritur vazhdimisht.

Mohamed Salah dhe Sadio Mane (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Virgil van Dijk kushtoi 75 milionë funte (85 milionë euro), por holandezi ka pasur një efekt transformues në mbrojtjen e Redsave.

Pastaj janë edhe Andy Robertson e Gini Wijnaldum, por asnjëri prej lojtarëve të përmendur nuk është në mendjen e Kloppit kur është pyetur se cili është lojtari më i mirë që e ka angazhuar te Liverpooli.

Është fjala për produktin e Akademisë së klubit Trent Alexander-Arnold, i cili është vetëm 21 vjeçar dhe është njëri nga më të mirët në pozitën e mbrojtësit të djathtë.

Trent Alexander-Arnold (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

“Është Trent. Nuk u desh ta blinim, por Pep Lijnders, asistenti im, e solli dhe tha: ‘A ka luajtur në pozitën e numrit 6 për mia. Ka luajtur mbrojtës krahu, ka luajtur në anën e djathtë, në anën e majtë’”.

“Pastaj erdhi dhe ishte vetëm një problem: Trent nuk ishte i përgatitur fizikisht. Por, ishte fëmijë dhe nuk ishte në gjendje të duhur fizike, por ne e vërejtëm menjëherë”, ka deklaruar Klopp për Pure Football Podcast. /Telegrafi/