Klopp e pranon se janë në kërkim të një qendërmbrojtësi
20/05/2023
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka pranuar se një qendërmbrojtës i ri është në agjendën e drejtuesve të Reds.
Klopp ka zbuluar se pothuajse të gjitha pozicionet janë në shqyrtim përpara nisjes së afatit kalimtar të verës.
“Ne shikojmë në të gjitha departamentet, përveç portierit për momentin”, ka thënë fillimisht Klopp.
“Por, nëse ka një qendërmbrojtës të mirë diku, nuk do ta mohoja”.
“Kjo është e gjitha. Ne shikojmë në të gjitha pozitat e fushës, patjetër”.
I pyetur nëse rezultatet e përmirësuara të fundit kanë ndryshuar planet e transferimit të Liverpoolit, Klopp mohoi diçka të tillë.
“Jo, jo në të vërtetë. Asgjë nuk ka ndryshuar”, përfundoi trajneri i Liverpoolit. /Telegrafi/


