Please enter at least 3 characters.

Klopp: Duhet të japim 100 për qind ndaj Bayernit

2019/02/Klopp.jpg
237:"LIVERPOOL, ENGLAND - FEBRUARY 18: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool speaks to the media during a Liverpool Press Conference at Melwood Training Ground on February 18, 2019 in Liverpool, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Jurgen Klopp e ka cilësuar Bayern Munichun si një kundërshtar të fortë dhe se skuadra e tij dhe të gjithë rreth Liverpoolit duhet të japin 100 për qind nga vetja e tyre.

Trajneri i Reds shpjegoi se skuadra e duhet të balancojë respektin me besimin ndërsa ai parashikoi një natë tjetër ku Anfield mund të bëjë dallimin.

"Është një ndeshje e madhe, kundër një kundërshtari shumë të fortë dhe ne duhet të jemi në 100 për qindëshin tonë", ka thënë fillimisht Klopp për Liverpoolfc.com.

"I gjithë klubi, stadiumi, tifozët, të gjithë ne duhet të jemi në 100 për qindëshin tonë që të kemi një shans".

Klopp kërkon maksimumin nga skuadra e tij dhe tifozët (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

"Nuk është se i bëj ato më të mëdhenj sesa janë pasi ata me të vërtetë janë të mëdhenj, një nga klubet më të mëdha në botë".

"Në këso ndeshje gjithmonë duhet që të tregoni saktësisht sasinë e duhur të respektit dhe jo më shumë. Kjo është ajo që ne do të bëjmë. Ne duhet të luajmë lojën tonë".

"Deri më tani djemtë kanë bërë shumë mirë dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë përsëri. Ne duhet të jemi gati për një luftë të madhe nesër".

"Na duhet sasia e duhur e respektit, jo më shumë, dhe duhet të tregojmë se jemi në shtëpi", përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/