Please enter at least 3 characters.

Klopp dëshiron transferimin e Rodrygo Goes në Liverpool

2021/02/rodrygo.jpg

Talenti i Real Madridit, Rodrygo Goes shihet si njëri nga zëvendësuesit e mundshëm të treshes sulmuese të Liverpoolit, nëse ndonjëri largohet.

Vera e këtij viti mund të sjell revolucion të klubi nga Anfield, pasi pritet të ketë shumë largime, por edhe afrime të reja.

Njëri nga tre sulmuesit e Liverpoolit - Mohamed Salah, Sadio Mane ose Roberto Firmino - ka të ngjarë të largohet nga Anfield gjatë verës.

Liverpool ka Diogo Jotan, por mund të shikojë gjetiu për të forcuar skuadrën e tyre pas një sezoni të dobët deri më tani.

Sipas mediumit Diario Gol, Jurgen Klopp dëshiron që Liverpooli të bëjë një lëvizje për sulmuesin e ri të Real Madridit, Rodrygo.

Talenti brazilian ka treguar disa herë potencialin e tij të madh, por nuk po gjen hapësirat e nevojshme në skemat e trajnerit Zinedine Zidane. /Telegrafi/