Please enter at least 3 characters.

Klinaku e quan rrugaç Molliqajn

2016/01/klinaku-e-quan-rruga-ccedil-molliqajn_hd.jpg

Sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj e quan kryetarin e LB-së, avokat të PDK-së, deri sa ky i fundit ia kthen duke thënë se Molliqaj po e luan avokatin e Ramush Haradinajt e LDK-së.

Molliqaj më tej, mohoi ekzistencën e subjektit politik të Klinakut, duke thënë se nuk ka Lëvizje për Bashkim, ndërsa për këtë, reagoi Klinaku, duke thënë “S’ka Lëvizje për Bashkim për ty që je rrugaç”.

Edhe drejtuesi i emisionit Debat, Ridvan Berisha ia ka tërhequr vërejtjen Dardan Molliqajt që të ketë kujdes me gjuhën që përdor.

Përfaqësuesi i LDK-së në këtë debat, Bardhyl Meta, duke ironizuar pyeti Bekim Haxhiun që përfaqësonte PDK-në në këtë debat, duke thënë se a kanë folë me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanin se “si të formohen institucionet pa pasur shumicë".