Please enter at least 3 characters.

Klienti gjen brisk rroje në picë, autoritetet arrestojnë personin që përgatiti brumin

2020/10/201012-hannaford-store-se-522p_6cbaddc124fe847ffabb9baea2cac859.fit-2000w.jpg

Një ish-punonjës i një picerie në SHBA u arrestua pasi një klient gjeti brisk rroje në brumin e picës që e kishte blerë, deklaroi policia.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, dyqani "Hannaford" në Maine njoftoi policinë kur tehu u gjet në një grumbull të brumit i blerë në Portland.

Me këtë rast një ish punonjës i "It’ll Be Pizza", që prodhon brumin, u arrestua nga policia në qytetin e New Hampshire.

Klientët ndërkohë që patën blerë brumë pice në Portland Pie dhe djathë të kësaj kompanie në çdo dyqan midis 1 gushtit dhe 11 tetorit do të rimbursohen.

“Pas këtij incidenti dyqani jonë ka vendosur të marrë masa të mëtejshme”, njoftoi Hannaford në një deklaratë. /Telegrafi/