“Kjo tregon shumë për mënyrën si i kanë fituar 15 Liga të Kampionëve” - Kahn sulmon ankesat e Real Madridit
Oliver Kahn ka reaguar ashpër pas eliminimit të Real Madridit nga Liga e Kampionëve dhe protestave që madrilenët bënë ndaj gjykimit.
Ish-portieri legjendar i Bayern Munichut, tashmë anëtar i bordit drejtues të klubit bavarez, jo vetëm që i doli në mbrojtje gjyqtarit Slavko Vincic, por edhe vuri në shënjestër sjelljen e Realit sa herë vendimet nuk u shkojnë për shtat.
Sipas Kahn, reagimi i Real Madridit pas ndeshjes ishte i tepruar dhe i përsëritur.
“Duhet të merren masa për ta ndaluar këtë. Ata nuk mund t’ia dalin mbanë gjithë kohës. Gjithmonë përfundon në kaos sapo gjërat nuk shkojnë sipas dëshirës së tyre; sillen sikur çdo vendim i saktë i gjyqtarit
“Sonte nuk ishte ndryshe. Vitin e kaluar na bënë të njëjtën gjë dhe ja ku jemi përsëri këtë sezon. Kjo është e papranueshme dhe duhet të ndalet”.
Më pas, Kahn shkoi edhe më larg, duke hedhur dyshime mbi sukseset evropiane të Real Madridit.
“Sinqerisht, kjo tregon shumë për mënyrën se si ata arritën të fitonin 15 tituj të Ligës së Kampionëve”, nënvizoi Kahn.
Real Madridi nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj këtyre deklaratave, por komentet e Kahn kanë ndezur debat dhe nuk janë pritur mirë nga tifozët madrilenë, sidomos pas polemikave që shoqëruan ndeshjen dhe përjashtimin e Eduardo Camavingas. /Telegrafi/


