Kjo skuadër e PSV do ta mposhte çdo ekip në Evropë (Foto)
Ata në historinë e tyre të bujshme kanë pasur lojtarë si Ruud Gullit, Jaap Stam, Ronald Koeman dhe Ronaldo i vjetri.
Zhvillimi i talenteve dhe loja e bukur gjithmonë e ka karakterizua skuadrën holandeze, që i ka dhënë shumë futbollistë botës së futbollit.
Me yje si Arjen Robben e Memphis Depay kështu do të dukej formacioni më i mirë i lojtarëve që kanë dalë nga klubi holandez dhe tashmë janë në Evropë, por edhe i atyre aktual.
Portier - Heurelho Gomes (Watford)
Gomez nga PSV kaloi në Angli, ndërsa më skuadrën holandeze preku një herë gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Ai ishte pjesë e Tottenhamit dhe Hoffehaimit, tani pjesë e Watford.

Mbrojtës i djathtë - Santiago Arias
Lojtari gjendet ende në klub dhe është një nga talentët më të mirë që ka. Ai pritet të ndërrojë skuadër pas mbarimit të kampionatit.
Mbrojtës qendror - Jeffrey Bruma
24 vjeçar nuk kishe arritur të gjeje vend te Chelsea dhe ishte huazuar te Hamburgu. Ai tani është pjesë e PSV dhe luan me shumë sukses.
Mbrojtësi qendror - Hector Moreno
Dhe Moreno aktualisht është pjesë e PSV dhe kishte ardhur nga Az Alkmar. Ai luan me shumë sukses në këtë skuadër. Pjesë e Kombëtares meksikane.
Mbrojtës i majtë - Jetro Willems
Mbrojtësi i talentuar holandez, pjesë e Kombëtares kishte shumë oferta, por vendosi të qëndrojë ne PSV.
Mesfushor qendror - Kevin Strootman (Roma)
Shumë i talentuar, por i mallkuar nga lëndimet. Ai habiti të gjithë me aftësitë e tij kur kaloi te Roma duke treguar. Kishte shumë oferta, por ajo më serioze ishte nga United.
Mesfushor qendror - Georginio Wijnaldum (Newcastle)
Lojtari më në formë i Newcastles. Ai këtë vit ka zbritur në Ligën Premier dhe ka treguar që ka të ardhme në futbollin e madh.
Krahë i djathë - Arjen Robben (Bayern Munich)
Njëri prej më të talentuarve që ka kaluar nga duart e PSV është pa dyshim Robben. Holandezi ka fituar gjithçka me Bayern Munich. Ai ishte edhe pjesë e Chelseat.
Krahë i djathtë - Dries Mertens (Napoli)
Lojtari i krahut tashmë është te Napoli. Ai po tregon formë të mirë dhe është mjaftë shpërthyes.
Mesfushor kreativ - Memphis Depay (Man. United)
Erdhi te United me mjaftë bujë për në ndeshjet e fundit nuk është në formën maksimale. Te PSV kishte treguar që mund të bëhet lider i skuadrës.
Sulmues - Luuk De Jong
Sulmuesi De Jong e kishte provuar vetën në Ligën Premier për tu kthyer te PSV ku po shkëlqen këtë sezon.
Rezervistët
Jermain Lens (Sunderland), Balazs Dzsudzsak (Bursaspor) dhe Ibrahim Afellay (Stoke City) shumë lehtë do të mund të zinin vend në këtë përbërje. /Telegrafi/

