Please enter at least 3 characters.

Kjo aktore është cilësuar si më e bukura në botë: sipas teorisë së raportit të artë, askush nuk i afrohet!

epa

Fytyra e saj s’ka asnjë të metë - a pajtoheni?

Sipas teorisë së pjesës së artë, formulës së lashtë greke të bukurisë, gruaja më e bukur në botë është Emma Stone. Aktorja është renditur në krye të listës me 94.72% përputhje me idealin e simetrisë fizike, një rezultat jashtëzakonisht i lartë për proporcione të fytyrës.

Dr. Julian De Silva, kirurg plastik nga Londra, ka përdorur sërish raportin matematik të artë për të përpiluar listën e grave më të bukura në botë. Sipas matjeve të tij, vendin e parë e zë Emma Stone, sepse përmasat dhe simetria e fytyrës së saj janë më pranë idealit estetik. Pas saj renditen Zendaya dhe Freida Pinto.

Dr. De Silva është i njohur për punën e tij me personazhe të famshme dhe përdorimin e “proporcionit hyjnor” (Phi = 1.618) dhe teknikave digjitale të hartëzimit të fytyrës për planifikimin e operacioneve estetike. Këtë metodë ai e aplikon jo vetëm te pacientët, por edhe për vlerësime publike të fytyrave më harmonike.

Kirurgu e ka bazuar analizën në matjen e madhësisë dhe pozicionit të syve, vetullave, hundës, gojës, mjekrës dhe nofullës. Emma Stone rezulton e para, me përputhje prej 94.72%.

“Emma Stone u tregua fituese e padiskutueshme kur u vlerësuan të gjitha elementet e fytyrës në raport me përsosmërinë fizike”, ka shpjeguar dr. Julian De Silva për ‘Daily Mail’, përcjell Telegrafi.

Aktorja mori pikët më të larta për vetullat (94.2% përputhje), nofullën (97%) dhe buzët (95.6%). Këto përmasa konsiderohen modeli ideal i harmonisë së fytyrës sipas estetikës moderne dhe neuroestetikës, një fushë që studion mënyrën se si truri ynë e percepton bukurinë.

Sipas vlerësimit, në vendin e dytë është Zendaya me 94.37%, ndërsa vendi i tretë i takon Freida Pinto me 94.34%. Në pozicionet pasuese renditen, ndër të tjera, Beyoncé, Margot Robbie dhe Jenna Ortega.

Lista e 10 grave më të bukura në botë

  • Emma Stone – 94.72%
  • Zendaya – 94.37%
  • Freida Pinto – 94.34%
  • Vanessa Kirby – 94.31%
  • Jenna Ortega – 93.91%
  • Olivia Rodrigo – 93.71%
  • Margot Robbie – 93.43%
  • Aishwarya Rai Bachchan – 93.41%
  • Tang Wei – 93.08%
  • Beyoncé – 92.4%

Pjesëtimi i artë (proporcioni hyjnor) është përdorur gjerësisht për qëllime estetike në pikturë, fotografi dhe artet pamore. Në kohën e lashtë, raporti i artë është aplikuar edhe në arkitekturë, përfshirë planimetritë e ndërtesave të Akropolit në Athinë. Sot, ai përdoret edhe në analizën digjitale të fytyrës në kirurgjinë estetike dhe në dizajnin modern.

Bukuria nuk është vetëm në syrin e vëzhguesit, nganjëherë është edhe në numra. Sipas një hulumtimi të bazuar në parimin e lashtë grek të pjesëtimit të artë, është llogaritur cilat gra kanë përmasat më të afërta me harmoninë ideale të fytyrës. Rezultati është një listë që bashkon shkencën dhe estetikën, dhe në krye të saj është aktorja Emma Stone, me 94.72% përputhje me simetrinë perfekte.

profimedia

Çfarë është pjesëtimi i artë dhe pse është i rëndësishëm?

Pjesëtimi i artë (1:1.618) është një raport matematik i përdorur prej shekujsh në art, arkitekturë dhe në natyrë. Kur aplikohet në fytyrën e njeriut, ai zbulon sa afër janë tiparet me harmoninë dhe simetrinë ideale. Mund ta imagjinoni si një “rrjet të padukshëm” që mat pozicionin, balancën dhe distancat midis syve, hundës, buzëve dhe nofullës.

Në estetikën moderne, ky raport përdoret edhe në kirurgjinë ripërtëritëse të fytyrës, si dhe në programet e inteligjencës artificiale që analizojnë tiparet e harmonisë faciale. /Telegrafi/