Please enter at least 3 characters.

Kit Harington po trajtohet nga stresi, rraskapitja dhe abuzimi me alkool

2019/05/KitHarington-2.jpg
215:"BELFAST, NORTHERN IRELAND - APRIL 12: Kit Harington attends the "Game of Thrones" Season 8 screening at the Waterfront Hall on April 12, 2019 in Belfast, Northern Ireland. (Photo by Charles McQuillan/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli i serialit "Game of Thrones", Kit Harington, është shtrirë në një qendër rehabilituese dhe po trajtohet nga stresi, rraskapitja dhe abuzimi me alkool.

Bëhet e ditur se aktori e kishte nisur trajtimin për shëndetin mendor në një qendër në Connecticut në periudhën kur po shfaqej sezoni i fundit i serialit të popullarizuar.

DailyMail.com raporton se 32-vjeçari ka nisur trajtimin që para një muaji për shkak të problemeve të shëndetit mendor.

(Nga e majta) Maisie Williams, Kit Harington, Sophie Turner dhe Isaac Hempstead Wright (Foto: Charles McQuillan/Getty Images/Guliver)

Lajmin e ka konfirmuar përfaqësuesi i Harington, i cili ka thënë se aktori ka vendosur që ta shfrytëzojë pushimin nga aktrimi për t'i dhënë përparësi shëndetit të tij.

Madje, edhe në mbrëmjen e transmetimit të episodit final (19 maj), ai ndodhej në qendrën e rehabilitimit. /Telegrafi/