Please enter at least 3 characters.

Kishte veshur bluzë me mbishkrime dhe përmbajtje nxitëse, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

2024/08/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-3.jpg

Një rast i nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit është raportuar në rrugën "Jusuf Gërvalla" në Prishtinë.

Policia legjitimoi një të dyshuar kosovar i cili mbante veshur një bluzë me një hartë dhe mbishkrime që përmbanin përmbajtje nxitëse.

Bluza u sekuestrua nga njësitë policore, dhe i dyshuari u intervistua.

Me urdhër të prokurorit, rasti është inicuar dhe do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /Telegrafi/