Please enter at least 3 characters.

Kishte ngacmuar seksualisht një grua në maj të këtij viti – arrestohet e pastaj lirohet i dyshuari nga Mitrovica

2019/01/ngacmim.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë, i  cili dyshohet se më 30 maj të këtij viti ka ngacmuar seksualisht një grua.

“Në lidhje me rastin pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se e kishte ngacmuar viktimën femër kosovare”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/