Please enter at least 3 characters.

Kishte konsumuar 15 kanaçe verë, një grua sulmoi partnerin e saj në aeroplan - gjatë një fluturimi nga Miami në Londër

Një grua britanike është arrestuar pasi sulmoi partnerin e saj gjatë një fluturimi të Virgin Atlantic nga Miami në Londër.

Karen Baker, 59 vjeçe, kishte konsumuar 15 kanaçe verë dhe filloi të bërtiste e të fyente pasagjerët që nuk pranonin të flisnin me të.

Kur partneri i saj u përpoq ta qetësonte, ajo e grushtoi, e goditi me bërryl dhe tentoi ta përplaste me kokë.

Dëshmitarët thanë se Baker ofendoi edhe pasagjerë të tjerë me komente fyese dhe përbuzëse.

Stafi i aeroplanit konfirmoi se ajo i kishte pirë të gjitha kanaçet vetë, megjithëse pretendoi se i ndau me partnerin.

Ajo pranoi fajësinë për “dehje në aeroplan, ngacmim racor dhe sulm fizik”. /Telegrafi/