Kinezi zëvendësoi uniformën policore me striptiz
31/01/2012
“Jam 24 vjeçar dhe gjithmonë më ka pëlqyer vallëzimi, që prej se kam qenë fëmijë”, tha Yiefi për BBC.
Përkundër dëshirës së tij për t’u bërë striptizer, ai kurrë nuk guxoi t’u tregojë prindërve, dhe në vend të kësaj iu bashkua ushtrisë kineze në moshën 18 vjeçare, ndërsa më pas edhe akademisë policore, por kjo punë nuk e bëri të lumtur.
Pasi u tregoi prindërve se nuk dëshiron të bëhej polic, ata e përkrahën, edhe pse disa shokë ia kthyen shpinën.
Gong thotë se striptizi është shumë i vështirë dhe kërkon stërvitje të përditshme për ta ruajtur formën. Në një intervistë për mediat kineze ai tha se nuk e shqetësojnë paragjykimet, sepse nuk dëshiron të mendojë për të, por të merret me punën që i pëlqen. /Telegrafi/


