Please enter at least 3 characters.

Kim Kardashian surprizon me një pamje të re, shfaqet bionde në Beverly Hills

Kim Kardashian është shfaqur me një ndryshim të ri në pamjen e saj, duke tërhequr vëmendjen me flokët biondë në nuanca të çelëta gjatë një daljeje në Beverly Hills.

Ylli, u pa me një model flokësh të shkurtër në stil bob, që sipas medieve mund të ketë qenë një paruke, duke shmangur kështu ndryshime të përhershme në flokët e saj natyralë të errët.

Kim e kompletoi paraqitjen me një pallto klasike të lidhur në bel, një çantë Gucci, taka me majë dhe syze të mëdha të errëta, ndërsa nuk mungonte as kapela blu e ekipit Dodgers, shkruan DailyMail.

Grimi i saj përfshinte nuanca natyrale dhe një buzëkuq rozë mat.

Kjo paraqitje vjen vetëm pak ditë pasi Kardashian ishte shfaqur në rrjetet sociale me flokët e saj të gjatë ngjyrë kafe të errët.

Megjithatë, eksperimentet me pamjen nuk janë të reja për të. Në vitin 2022 ajo u bë bionde për paraqitjen e saj në Met Gala, ku rikrijoi stilin e Marilyn Monroe.

Ndërkohë, postimet e fundit të saj në Instagram kanë sjellë edhe momente nga udhëtimi në Monako, ku së bashku me motrën Khloe mbështeti partnerin e saj Lewis Hamilton gjatë Çmimit të Madh të Formula 1. /Telegrafi/