Please enter at least 3 characters.

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton, romancë e fshehtë në Cotswolds

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton po përfliten se po jetojnë një romancë larg syrit të publikut. Sipas mediave britanike, ylli amerikan udhëtoi drejt Mbretërisë së Bashkuar për të kaluar një fundjavë romantike me pilotin e Formula 1 në Cotswolds.

Kim, 45 vjeçe, mbërriti të shtunën pasdite në Aeroportin e Oksfordit me avionin e saj privat dhe u drejtua për në rezidencën luksoze Estelle Manor, e shoqëruar nga truprojat.

Lewis Hamilton, 41 vjeç, iu bashkua asaj rreth një orë më vonë, duke mbërritur me helikopter nga Londra.

Çifti raportohet se ndau një dhomë në pjesën kryesore të resortit dhe shijoi një darkë private si edhe masazh për çifte në ambientet spa.

Një burim për The Sun u shpreh se atmosfera ishte shumë romantike dhe se ata përfituan maksimalisht nga shërbimet ekskluzive që ofroheshin.

Pas rreth 24 orësh qëndrimi, Kim dhe Lewis u larguan të dielën në mëngjes, duke shmangur vëmendjen e mediave.

Më vonë po atë mbrëmje, Kim u pa në Londër, ku bëri një vizitë surprizë në dyqanin Selfridge’s. Përfaqësuesit e të dyve nuk kanë komentuar ende mbi raportimet. /Telegrafi/