Kifle të buta pa tharmë, mund të qëndrojnë të freskëta për disa ditë!
Janë ideale kur nuk keni kohë për brumë të mbrujtur, sepse posa t’i gatuani mund t’i piqniPërbërësit:- 500 g miell të bardhë të butë;- 3 lugë pluhur për ëmbëlsira;- 250 g djathë të freskët;- 1 dcl qumësht;- 1 dcl vaj;- 2 të bardhë të vezëve;- 2 lugë të vogla kripë;- të verdhë të vezëve për lyerje.
Përzieni miellin, pluhurin e ëmbëlsirave dhe kripën, shtoni qumësht, vaj, të bardhët e vezëve dhe në fund djathin e freskët dhe ngjishni brumin.
Menjëherë rregulloni në 4 petë dhe hapni një nga një dhe pritini në forma trekëndëshi.
Në pjesën e gjerë të trekëndëshit vendosni mbushje sipas dëshirës: proshutë, djathë, pancceta dhe pastaj bëni në formë kiflesh.
Lyeni me të verdhët e vezëve. Meqenëse brenda brumit tashmë ka djathë të freskët, mund t’i lini edhe të zbrazëta.
Furrën nxeheni në 180 gradë Celsius dhe piqni kiflet 25 – 30 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë.
Ju bëfshin mirë! – transmeton Telegrafi.


