Please enter at least 3 characters.

Kievi pa energji elektrike pas sulmeve ruse - 50 për qind e kryeqytetit ukrainas në terr

Mediat e huaja kanë raportuar gjatë ditës së sotme se në shumicën e rajoneve të Ukrainës kishte ndërprerje emergjente të energjisë elektrike pas sulmeve të fundit ruse ndaj sektorit energjisë.

Tani, ministria e energjisë e Ukrainës ka thënë se rreth gjysma e banorëve të kryeqytetit po përjetojnë ndërprerje të energjisë elektrike, raporton skynews.

“Situata në Kiev mbetet një nga më të vështirat – aktualisht, deri në 50 për qind të konsumatorëve të kryeqytetit janë pa energji elektrike në të njëjtën kohë. Janë në fuqi oraret e ndërprerjeve të përkohshme”, njoftoi ministria në Telegram.

Ajo shtoi se ndërprerjet emergjente janë një “masë e detyruar, por e kontrolluar parandaluese” që ndihmon të shmanget një ndërprerje e përgjithshme në qytet.

Punonjësit e energjisë po bëjnë “çdo gjë të mundshme” për të rikthyer elektricitetin sa më shpejt, shtoi ministria.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/