Please enter at least 3 characters.

Khedira: Mezi po pres të fillojmë sezonin e ri dhe të luaj përsëri me Ronaldon

2018/08/Ronaldo-Khedira-1.jpg
323:"LISBON, PORTUGAL - MAY 23: Cristiano Ronaldo of Real Madrid and Sami Khedira of Real Madrid compete for the ball during a Real Madrid training session ahead of the UEFA Champions League Final against Club Atletico de Madrid at Estadio da Luz on May 23, 2014 in Lisbon, Portugal. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira ka thënë që mezi presë t'ia fillojë sezonit dhe është fantastike të luajë sërish me Cristiano Ronaldon.

Bianconerët nisin sezonin e ri në Chievo të shtunën në mbrëmje, dhe gjermani ka ndarë eksitimin e tij në profilin privat në Instagram.

"Ne fillojmë përsëri të shtunën në Verona!", ka shkruar fillimisht Khedira.

"Mezi po pres që të fillojmë sezonin e ri dhe është gjithashtu fantastike të jemi në gjendje të luajmë përsëri me Ronaldon, pas kohës që kemi ndarë së bashku në Real Madrid".

Ronaldo dhe Khedira kanë kaluar shumë kohë së bashku te Reali Getty Images)

"Pavarëisht nga eksitimi për sezonin e ri, megjithatë, kjo ishte një nga verat më të vështira të karrierës sime".

"Pas një sezoni të mirë në Juventus në të cilin kam shënuar nëntë gola, kam luajtur dy ndeshjet e mia më të këqija në Kupën e Botës dhe ishte e tmerrshme".

"Ne nuk punuam si ekip dhe me të drejtë u eliminuam dhe kjo ende peshon mbi mua. Kritikat për mua dhe për ne janë plotësisht të justifikuara". përfundoi gjermani.

Khedira ka thënë gjithashtu se do të pranonte edhe nëse nuk thërret sërish nga vendi i tij, por se gjithmonë do t'i përgjigjet "nderit dhe detyrimit" për të përfaqësuar Gjermaninë. /Telegrafi/