Please enter at least 3 characters.

KFOR merr situatën nën kontroll?

2016/01/f.0727213341317_m.jpg

Buehler ka konfirmuar se turmat e serbëve kanë djegur vendkalimin në Jarinë, dhe se kanë shtënë edhe në drejtim të KFOR-it, mirëpo fatmirësisht, sipas të dhënave që disponon ai, nuk ka të lënduar.

Ndërkaq, mediat raportojnë për të shtëna nga armë zjarri mes forcave të KFOR-it dhe grupeve të armatosura të ekstremistëve serbë, ndërsa thuhet se edhe snajperistët serbë, që dyshohet të jenë pjesëtarë të MUP-it të Serbisë, janë pozicionuar në ndërtesat pranë urës kryesore të lumit Ibër.

Digjet edhe vendkalimi në Bërnjak?

Njoftohet se janë djegur edhe objektet përreth pikës kufitarë mes Kosovës dhe Serbisë në Bërnjak.

Mediat serbe më herët raportuan se para orës 21 ishte djegur edhe pika 31, mirëpo më pas e tërhoqën lajmin. Ndërsa tash thuhet se edhe kësaj pike i është vënë flaka.

Agjencia e lajmeve Beta bën të ditur se KFOR-i me anë të helikopterëve ka sjellë forca shtesë në Bërnjak.

Serbët djegin pikën kufitare në Jarinë

Në orët e pasdites të të mërkurës, serbët ia kanë vënë flakën pikës 1 të doganës në Jarinje, në kufirin Kosovë-Serbi.

Konfirmimin se një grup personash kanë sulmuar dhe djegur vendkalimin kufitar nr. 1 në Jarinë, e ka bërë për Evropën e Lirë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu.

Ndërkohë, ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanovic, e ka dënuar djegien e pikës kufitare në Jarinë dhe u ka bërë thirrje serbëve në veri të Kosovës që të mos lejojnë që grupet ekstremiste të nxisin konflikt. Edhe presidenti serb Boris Tadic ka reaguar duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të dhunës. “Huliganët që po shkaktojnë dhunë nuk janë ata që i mbrojnë qytetarët ose shtetin e Serbisë”, ka thënë Tadic, ndërsa citon B92.

Ndërsa njoftohet se pjesëtarët amerikanë të KFOR-it kanë bllokuar rrugën në drejtim të Mitrovicës. Ata kanë bllokuar rrugën me automjete të rënda ushtarake, saktësisht në afërsi të Leshakut, ndërkohë që nuk lejojnë të kalojnë askënd në këtë drejtim.

Express njofton se dhjetëra automjete të blinduara të KFOR-it gjerman, të cilat për disa orë ishin të stacionuara të vendi i quajtur “Kërrshi i Dudës” në vëri të Mitrovicës, i kanë thyer barrikadat e vëna nga grupet ekstremiste serbe dhe janë nisur në drejtim të pikës kufitare Jarinë, për t’u shkuar në ndihmë pjesëtarëve tjerë të KFOR-it për të vënë rendin dhe ligjin në këtë pikë kufitare.

KFOR-i, nga ana tjetër, ka konfirmuar raportimet për të shtëna ndaj personelit të KFOR-it në afërsi, ndërsa njoftohet se do t’i përforcojë forcat e veta të vendosura atje, në mënyrë që të parandalohet eskalimi i mëtutjeshëm i situatës. Ky do të jetë një proces në vazhdim dhe KFOR-i pret që pas përforcimit, rendi to të rivendoset shumë shpejt.

Për shkak të rrezikut në pikën kufitare 31 në Bernjak, KFOR-i ka shtuar masat e sigurisë dhe mbrojtjes personale në atë lokacion. /Telegrafi/