Please enter at least 3 characters.

Këtu do ta kalojnë yjet këtë fundjavë (Video)

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, tashmë do ta ketë atraksionin e madh dhe të pakontestueshëm që nga e premtja.

Hapja e Zone club për sezonin dimëror në qendër të kryeqytetit është shndërruar në atraksion të vërtet, ende pa u hapur.

Tashmë burimet e Telegrafit kanë mësuar se në hapje do të jenë shumica e yjeve të Babastars, teksa nuk do të mungojnë edhe modele e artistë të ndryshëm.

Ftesa kanë marrë edhe Ledri Vula dhe Capital T, që po ashtu do të jenë prezent në hapjen e Zone club dimëror në kryeqytet, natyrisht në zonën tejet speciale VIP për persona të rëndësishëm.

Yjet në fjalë do të mund të shihen në Zone nga e premtja në secilën fundjavë që do të vijë, që mbetet një prej lokacioneve më ekskluzive në vend. /Telegrafi/