Please enter at least 3 characters.

Këto janë arsyet që Nehat Thaqi u la i lirë nga Serbia

2016/11/QuyktkqTURBXy84MzJmY2JjZTRiZmViNDkwZWZkZjQyNTFiOGI5MGNlYS5qcGVnk5UCzQMUAMLDlQLNAdYAwsOVB9kyL3B1bHNjbXMvTURBXy8xZDc0Y2I0MTcwNTk1MDQzNjYyOWNhYmQ2MDZmNTBmNi5wbmcHwgA.jpg

Mediat serbe kanë shpjeguar arsyet për lirimin e Nënkolonelit Nehat Thaqi. Sipas tyre, Thaqi i cili akuzohet për përndjekjen e një familjeje serbe nga Lipjani, nuk është akuzuar nga dëshmitarët, prandaj edhe kanë pushuar hetimet.
Prokuroria për krim të organizuar i ka pushuar hetimet kundër drejtorit të policisë së Kosovës Nehat Thaqit.

Pasi janë dëgjuar dëshmitarët të cilët nuk e kanë njohur si kryes të krimeve, prokuroria e ka pushuar ndjekjen penale ndaj Thaqit, njoftojnë mediat serbe

Prokuroria serbe e ka ngarkuar Thaqin me dëbimin e një familjeje serbe në Lipjan në korrik dhe dhjetor të vitit 1999, por familja e cila është shpërngulur, ka thënë se Thaqi nuk ka qenë personi që i ka kërcënuar.