Këta janë personat e arrestuar në aksionin e policisë për dallavere me patentë shoferë (Lista e emrave)
Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona të dyshuar për dallavere me patentë shoferë, arrestimi i tyre është bërë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se gjashtëmbëdhjetë nga të arrestuarit janë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës-Departamenti për patentë-shofer, pesë nga të arrestuarit janë një menaxher, tre mjekë dhe një psikolog i një ordinance dhe një bashkëpronar të një auto-shkolle.
Zyrtarja më e lartë e arrestuar në këtë rast është drejtoresha e Departamentit për patentë shofer, Filiz Krasniqi, raporton Indeksonline.
Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë (NJRHKEK), ka pranuar një informatë nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit”, nga pronari i një auto-shkolle me seli në Fushë Kosovë dhe disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës.
Më poshtë emrat e të arrestuarve:Agim RestelicaAva KurteshiAvdush TopalliAzem MiftariAdem BinakajBurim JashariDragan ZhivkoviqFejzullah EjupiEduart BrahimajFilloreta AjvaziFiliz KrasniqiFlamur LekajFlora FeriziHaki JashariLaurat ShehuLabinot AjetiLiljana BozhanicMagbule MehmetiNaser LlugaliuNaser BislimiPremtim TopalliShkëlqim StatofciShaban Zuka
Policia gjatë zhvillimit të operacionit policor ka sekuestruar edhe prova relevante që do përdorën si dëshmi në procedura gjyqësore.
Me aktvendim të prokurorit, gjithë të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve./Telegrafi/


