Please enter at least 3 characters.

Këta djem nuk plaken kurrë, Rolling Stones rikthehen me turne

2016/01/RollingStones.jpg

Veteranët e muzikës rok, “Rolling Stones”, kanë njoftuar se turneu i ri për Amerikën Veriore do të nisë më 24 maj, në Petco Park të San Diegos.

Koncerte të tjera do të mbahen në Ohio, Minneapolis, Minnesota, Dallas, Teksas, Atlanta, Georgia, Florida etj.

Turneu “Zip Code” sërish do të bëjë bashkë këngëtarin Mick Jagger (71 vjeçar), bateristin, Charlie Watts (73 vjeçar), dhe kitaristët Keith Richards (71 vjeçar) dhe Ronnie Wood (67 vjeçar).

Bendi do të këndojë këngët e tyre hite, si një përzgjedhje të cilën ata po e quajnë “perlë speciale” nga katalogu i tyre, transmeton koha.net.

“Jemi shumë të lumtur që po kthehemi në Amerikën Veriore që të luajmë në stadiume kësaj vere”, ka thënë Mick Jagger.

“Na pëlqen të marrim rrugë dhe është vërtetë mirë që po kthehemi në Amerikën Veriore. Mezi pres të kthehem në skenë”, ka shtuar Keith Richards.

Hera e fundit që grupi ka zhvilluar turne në stadiumet amerikane ka qenë viti 2007.