Please enter at least 3 characters.

Kessie ndihet mirë te Milani, ëndërron kualifikimin në Ligën e Kampionëve

2019/02/Franck-Kessie-e1550091858571.jpg
222:"MILAN, ITALY - FEBRUARY 10: Franck Kessie of AC Milan in action during the Serie A match between AC Milan and Cagliari at Stadio Giuseppe Meazza on February 10, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Milanit, Franck Kessie, tregon se është i përkushtuar te kuqezinjtë përkundër zërave për një kalim te Chelsea.

22-vjeçari është i lumtur te klubi nga Milano, ndërsa është i emocionuar për ndeshjen e xhiros së ardhshme ndaj ish-skuadrës.

"Kam pesë vite të mbetura në kontratë dhe jam këtu", ka thënë Kessie për Sport Mediaset.

(Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

"Kemi një trajner të madh që po bën mirë dhe të gjithë ne jemi me atë. Ndihem mirë dhe do vazhdoj të ëndërroj dërgimin e Milanit në Ligën e Kampionëve".

Kessie para se të bashkohej me kuqezinjtë ishte pjesë e Atalantas, kundërshtarit të ardhshëm.

"Jam shumë i lumtur që do të rikthehem në Bergamo. Duhet të shkoj atje si kundërshtar, por ende është e bukur, në stadiumin e njëjtë me tifozë fantastikë".

"Ishte speciale të shënoja aty në sezonin e kaluar, por nuk festova dhe nuk do ta bëjë prapë", ka shtuar Kessie. /Telegrafi/