Please enter at least 3 characters.

Kështu mund të hapni siç duhet shishet plastike me kapak pandashëm, tani mund të pini pa problem

2024/07/1720067809-1688554336-IMG_20230705_124524559_MF_PORTRAIT-copy-3-750x440-1.jpg

Shumë njerëz nervozohen për shkak të shisheve me kapakë plastikë që nuk shkëputen, sepse nuk mund të pinë pa ndërprerë ujin ose lëngun e tyre të preferuar

Ata i quajnë “shpikja më e keqe e shekullit të 21-të” dhe, për shkak të rregullave të reja të BE-së, nga korriku i këtij viti do të jenë të detyrueshme në të gjitha vendet e këtij blloku politik.

Njerëzit ankohen se kapakët që janë ngjitur në shishe u pengojnë kur përpiqen të pinë nga shishja dhe e bëjnë të vështirë për ta derdhjen e pijeve në gota.

Megjithatë, rezulton se ne mund të gabojmë gjatë gjithë kohës.

Kapaku kthehet në anën tjetër

Videoja e tiktokerit u bë virale, pasi tregoi se si hapen në të vërtetë shishet me kapakë që nuk hiqen.

Është një nënvlerësim të thuhet se njerëzit u mahnitën.

Ai tregoi se pasi hapi shishen, thjesht e zhvendos kapakun në anën tjetër dhe në këtë mënyrë nuk i pengon më gjatë pirjes, transmeton Telegrafi.

Pse tapat janë ngjitur në shishe?

Të gjitha vendet e Bashkimit Evropian deri në korrik të këtij viti duhet të heqin kapakët e ndashëm në shishet plastike deri në tre litra dhe t'i zëvendësojnë ato me ato që nuk shkëputen.

Është pjesë e një direktive të BE-së të publikuar në vitin 2018, e cila synon të reduktojë sasinë e mbetjeve plastike.

Gjegjësisht, deri më tani tapat e shisheve plastike ndaheshin dhe shpesh përfundonin në vende të papërshtatshme të mjedisit, pa u ricikluar.

Hulumtimet vlerësojnë se më shumë se 850 milion ton gazra serë u lëshuan në atmosferë nga prodhimi dhe djegia e plastikës në vitin 2019. /Telegrafi/