Please enter at least 3 characters.

Kështu mbroheshin njerëzit një shekull më parë nga ‘Gripi Spanjoll’

2020/05/27887150-8274579-It_was_taken_more_seriously_in_the_USA_who_made_wearing_a_mask_c-a-47_1588685748755.jpg

Edhe pse janë bërë 100 vite, shumë gjëra duket se nuk kanë ndryshuar.

Bëhet fjalë për mënyrën e mbrojtjes nga viruset, ku metoda kryesore është përdorimi i maskave dhe distancimi social.

Së fundmi faqja e internetit “MyHeritage”, ka sjellë disa fotot me ngjyra nga një shekull më parë ku pandemia e ’Gripit Spanjoll’ shpërtheu duke lënë milion viktima.

Maskat në fytyrën u bënë një pjesë e rëndësishme e pajisjeve mbrojtëse gjatë Gripit Spanjoll të vitit 1918, qoftë për ata që shëtisin në rrugë, infermierët e Kryqit të Kuq duke trajtuar të dëmtuarit ose edhe punëtorët. /Top Channel/