Kërkesa për ndërrimin e shtyllës së rrymës që nga viti 2023, banorët kërkojnë ndërhyrje nga KEDS-i
12/08/2026
Banorët e rrugës “Papa Gjon Pali II” në Prizren kanë ngritur shqetësim për gjendjen e një shtylle elektrike, e cila ndodhet pranë shkollës fillore “Loyola”.
Sipas banorëve, kërkesa për ndërrimin e kësaj shtylle është bërë që nga janari i vitit 2023, por deri më tani, siç pretendojnë ata, nuk është ndërmarrë ndonjë veprim nga KEDS-i.
Ata shprehen të shqetësuar për sigurinë, duke thënë se shtylla paraqet rrezik për banorët e lagjes, veçanërisht për shkak të pozitës së saj pranë një shtëpie.
Banorët kërkojnë nga KEDS-i që të ndërhyjë sa më shpejt dhe të bëjë zëvendësimin e shtyllës, me qëllim shmangien e ndonjë rreziku të mundshëm. /Telegrafi/


