Please enter at least 3 characters.

Kërcet kallashi midis Zurichut: Tifozët serbë gjuajnë me armë shqiptarët (Video)

2016/01/k-euml-rcet-kallashi-midis-zurichut-tifoz-euml-ve-serb-euml-gjuajn-euml-me-arm-euml-shqiptar-euml-t-video_hd.jpg

Por, kështu nuk ishte edhe në Zurich! 2000 kilometra larg nga Elbasani, një grup tifozësh shqiptarë u ballafaquan me grupin tjetër kundërshtar, të tifozëve serbë. Ky ballafaqim përfundoi me grushte, hedhje gurësh e shishesh ndërsa së paku një person u lëndua. Madje u dëgjuan edhe të shtëna armësh, raporton Blick, transmeton Telegrafi.

Sherri u ndez pas përfundimit të transmetimit të drejtpërdrejtë të ndeshjes që u bë në disa lokale në Oerlikon të Zurichut.

Tifozët nga të dyja kampet e kanë ndjekur me shumë interes dhe me emocione ndeshjen, shkruan policia në një komunikatë për medie të lëshuar të premten.

Vetëm rreth orës 12:30 pas mesnate policia ka mundur të vendosë përfundimisht qetësinë. Por nga e gjithë kjo një polic që kishte marrë lëndime nga gjuajtja me gurë u desh të trajtohej në mënyrë ambulatore në spital. /Telegrafi/