Please enter at least 3 characters.

Kërcënon nënën në Fushë Kosovë

2019/11/auto_rrahje-2-780x439-600x3601568639886.jpg

Një person është arrestuar pasi kishte ushtruar dhunë sistematike ndaj nënës së tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 19:30, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, djali pos që ka ushtruar dhunë sistematike edhe e ka kërcënuar nënën e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë sistematike ndaj nënës së tij viktimës femër  kosovare të cilën sot e kishte kërcënuar. Me urdhër te prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet ne mbajtje”, thuhet nw raport. /Telegrafi/