Please enter at least 3 characters.

Këngëtarja Vesa Smolica do performojë në Varshavë të Polonisë

2019/10/59183210_2346067532340857_6192181824348850321_n-e1572514213679.jpg

Këngëtarja Vesa Smolica është një nga emrat më të pëlqyer e mjaft të kërkuar në tregun muzikor.

Ajo së fundmi u bë e ditur se do të performojë në Varshavë të Polonisë, ndërsa është e ftuar speciale në evenimentin e organizuar nga shoqata "From the Depths".

Shoqata Polake "From the Depths" do organizojë ngjarje të veçantë për të nderuar të Drejtit midis kombeve që strehuan dhe shpëtuan Hebrenjtë, në mesin e tyre edhe shqiptarët. 80 vjet pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore dhe 75 vjet nga çlirimi ka gjithnjë e më pak të Drejtit midis Kombeve që ende jetojnë .

Vesa Smolica (Foto: Instagram)

Kjo shoqatë do të bashkojë dhjetëra persona që ndihmuan dhe shpëtuan Hebrenjtë përfshirë ata nga Polonia, Bjellorusia dhe Shqipëria.

I gjithë ky organizim do mbledh së bashku emra të mëdhenj, për të festuar 100 vjetorin e lindjes së - Z. Jozef Walaszczyk, Polaku, i cili rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e 54 hebrenjve.

Në këtë event do të marrin pjesë aktori i Hollywood-it, Dean Cain, aktori izraelit , Aki Avni dhe aktori polak, Alan Anders. Poashtu do të ketë mysafirë nga showbizi Polak - Izraelit nga Kongresi Amerikan Qeveria Izraelite dhe nga Shqipëria.

Ndërkohë, këngëtarja kosovare është e ftuara e veçantë të këndojë këngën e famshme "E dehun jam" nga Nexhmije Pagarusha dhe “Hallelujah" nga Leonard Cohen.

Ngjarja do të mbahet me 14 nëntor në Varshavë të Polonisë. /Telegrafi/