Këngëtarja Tyla shkakton reagime të shumta pasi performoi himnin në Kupën e Botës, shumë fansa qeshën kur ajo filloi të këndonte
Këngëtarja jugafrikane Tyla e gjeti veten në qendër të vëmendjes pasi performoi himnin kombëtar të vendit të saj në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës 2026. Interpretimi i saj shkaktoi shpejt një mori reagimesh në mediat sociale.
Ylli i ri i muzikës nga Johanesburgu, i njohur për hitet "Water" dhe "Jump", performoi në stadium me një fustan që kishte ngjyrat e flamurit të Afrikës së Jugut, duke mbështetur simbolikisht ekipin e saj kombëtar.
Interpretimi i saj i himnit shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa disa e lavdëruan, të tjerë e kritikuan performancën e saj, duke e konsideruar se nuk ishte në një nivel të lakmueshëm.
“Tyla gati sa nuk na e prishi himnin”, “Qesha kur filloi të këndonte pjesën e gjuhës afrikane” dhe “Ishte e mërzitshme”, janë disa nga komentet negative që u shfaqën në rrjetet sociale.
Disa përdorues e kritikuan atë për liri të tepruar me qasjen e saj ndaj performancës.
“Himni kombëtar nuk është një këngë për improvizim, ai duhet të këndohet siç duhet, pa shumë stilizime”, shkroi një përdorues.
Një tjetër shtoi: "Nuk mendoj se na përfaqësoi mirë, dukej sikur nuk ishte nga këtu përreth".
Megjithatë, pati fansa që i dolën në mbrojtje, duke theksuar talentin dhe emocionin e saj gjatë performancës.
"Sinqerisht, ai ishte zëri më i bukur që kam dëgjuar ndonjëherë duke interpretuar himnin tonë kombëtar", "Ajo e shkëlqeu shumë, ky ishte momenti im i vetëm i mirë si afrikano-jugore" dhe "Ajo ishte e shkëlqyer, shumë elegante dhe dinjitoze". /Telegrafi/


