Këngëtarja turke futet në frigorifer për tu flladitur (Foto)
01/07/2017
Temperaturat e larta, nuk ka problem për këngëtaren turke.
Irem Derici ka zgjedhur mënyrën se si ta përballon vapën që po mbretëron në shtetin turk.
Por, mënyrë se si e ka zgjedhur është e pazakontë pasi që bukuroshja ka ekspozuar trupin para një frigoriferi të hapur, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, 30-vjeçarja ka marrë komente pozitive prej fansave, ku disa prej tyre e kanë provuar edhe vetë këtë mënyrë të flladitjes.
Ndryshe, Irem vazhdon me sukses të krijoj karrierë në shtetin e saj amë. /Telegrafi/


