Please enter at least 3 characters.

Këngëtarja e famshme italiane, Elodie zyrtarizon lidhjen me balerinën shqiptare - shkëmbejnë puthje në buzë

Foto: Instagram

Këngëtarja italiane, Elodie, ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale një postim nga pushimet e saj në Japoni, ku për herë të parë publikoi edhe një imazh duke shkëmbyer puthje në buzë me partneren e saj, Franceska Nuredini.

Edhe pse gjatë muajve të fundit kishin qarkulluar fotografi të dyshes në momente intime, kjo është hera e parë që një foto e tillë publikohet drejtpërdrejt nga vetë Elodie, gjë që u interpretua si një lloj 'zyrtarizimi i lidhjes'.

Në karuselin e fotografive, përveç pamjeve nga destinacioni aziatik, shfaqet edhe shkrepja ku Elodie dhe Franceska shkëmbejnë puthje pasionante.

Foto: Instagram

Prej javësh ato kanë ndarë shpesh copëza nga përditshmëria e tyre në rrjete sociale, duke treguar afrimitetin dhe lidhjen e fortë: kanë kaluar bashkë Shën Valentinin në Venecia, kanë festuar ditëlindjet dhe kanë bërë pushime në disa vende, mes tyre edhe Ibiza.

Udhëtimi në Japoni duket se ka qenë një nga më të veçantët.

Foto: Instagram

Sipas fotove të publikuara, ato morën pjesë në ceremoninë tradicionale të çajit (të veshura me kimono), kanë vizituar tempuj shekullorë, takuan drerë dhe eksploruan zona ku ndërthuret tradita e teknologjia moderne.

Foto: Instagram

Por, kush është Françeska, balerina me origjinë shqiptare?

Franceska Nuredini, një balerinë italo-shqiptare, është pjesë e trupës së baletit të Elodie-s dhe e ka shoqëruar këngëtaren në turnet e saj të fundit.

Në një intervistë të mëparshme, 24-vjeçarja ka folur për bashkëpunimin me Elodie-n, duke e cilësuar një përvojë shumë të vlefshme si artistikisht ashtu edhe personalisht, gjersa ka treguar edhe për rrugëtimin e saj në kërcim - nga pasioni që e kishte që fëmijë, deri te vitet e shkollimit në Genova dhe bashkëpunimet me emra të njohur të muzikës italiane. /Telegrafi/