Please enter at least 3 characters.

Këngë e re nga Gena

2016/01/Gena.jpg

Këngëtari i njohur, Gena Lito, së shpejti do të vijë me projektin e tij më të ri.

“Ndal” titullohet kënga më e re, të cilën do ta sjellë të realizuar me videoklip, transmeton Telegrafi.

Pjesë të kësaj videoje, xhirimet e të cilës kanë filluar të realizohen, do të jenë edhe skena nga koncertet e shumta që Gena po mban në vende të ndryshme.

“Pikë në oqean” është projekti i fundit i këngëtarit, të cilin e solli në bashkëpunim me këngëtaren Mimoza Shkodra gjatë muajit prill.

Kjo këngë mbetet akoma ndër më të dëgjuarat në këtë sezon. /Telegrafi/