Kënga e radhës e Gold AG i kushtohet Agim Ramadanit (Foto)
09/03/2015
Reperi Gold AG do të vazhdojë me publikimin e këngëve patriotike kushtuar heronjve të kombit.
Kënga e radhës do t’i kushtohet heroit të kombit, Agim Ramadani dhe do të lansohet më 1 prill.
“Armikut s’i përkulet” do të titullohet kënga që vjen në bashkëpunim me Ismet Bexhetin.
“1 prill – kënga më e re, ‘Armikut s’i përkulet’ ft. Ismet Bexheti (për Agim Ramadanin)”, ka shkruar këngëtari në Instagram duke publikuar edhe një fotografi të tij teksa në fanellë mban portretin e heroit. /Telegrafi/


